Lufta me zjarret, ministrja kërkon ndihmë nga qytetarët: Ndërgjegjësohuni!

Lufta me zjarret, ministrja kërkon ndihmë nga qytetarët: Ndërgjegjësohuni!

111
0
Shares

Situate aktuale me zjarret ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të dalë sot para medias e t’i kërkojë qytetarëve shqiptarë të mobilizohen, krahas forcave të specializuara, për ta përballuar këtë situatë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kërkoi “ndërgjegjësim”, ndërgjegjësim nga popullI.
“Situata e rëndë është në të gjithë Evropën. Kushtet klimaterike,nxehtësia e quajtur Lucifer, është në gjithë Evropën, si në Francë, Spanjë, Greqi etj që vazhdojnë të kenë probleme me zjarrin.
I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të mobilizohen për ta përballuar këtë situatë.
Po ashtu, dhe të mos e krijojnë këtë situatë. Ministrisë së Mbrojtjes i ka kushtuar mbi 80 milionë lekë, përballimi i kësaj situate, para këto të taksapaguesve shqiptarë.
Të ndihmojmë duke mbrojtur çdo pemë, shkurre, duke mos flakur asnjë bisht cigareje nga makina.
Dua të falenderoj në përfundim të gjithë ata njerëz, ata banorë në zonat e zjarrit, që kanë mirëpritur ushtarakët në shtëpitë e tyre si bijtë e tyre duke iu afruar qoftë edhe një gotë ujë”, – tha Kodheli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY