INSTAT: Pushimet janë luks për shqiptarët, ja sa shpenzon një familje

INSTAT: Pushimet janë luks për shqiptarët, ja sa shpenzon një familje

204
0
Shares

Në vitin 2015 shqiptarët kanë shpenzuar rreth 45 milion euro për pushime brenda dhe jashtë vendit. Kjo është shifra që publikon INSTAT. Të dhënat zyrtare tregojnë se, aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, sipas INSTAT-it do të thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar.
Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britani familja mesatare shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar. Por pse në Shqipëri shifra rezulton deri në 30 herë më pak sesa në Perëndim? Arsyeja lidhet vetëm me një fakt: atë se për shumë familje shqiptare, pushimi është luks. INSTAT e llogarit shifrën mesatare që një familje shpenzon për pushime duke pjesëtuar shumën totale në rang kombëtar me numrin e familjeve. Fondi total prej 45 milionë eurosh shpenzohet vetëm nga një pjesë e familjeve, ato që kanë mundësi të kryejnë pushime, ndërkohë që një pjesë e madhe e familjeve nuk bëjnë pushime fare, për shkak se nuk mund t’i përballojnë ato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY