Një i ri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, pasi ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Lajmi bëhet i ditur nga Policia Vendore, e cila saktëson se 18-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 05. 08. 2017, ora 21:30, në fshatin Hot i Ri, njësia administrative Rrethina, Shkodër, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi K. Ç. 18 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/