Shkodër, tezja jetonte në Gjermani, denoncon nipin për vjedhjen e shtëpisë

Shkodër, tezja jetonte në Gjermani, denoncon nipin për vjedhjen e shtëpisë

101
0
Shares

Një i ri është vënë nën hetim pasi ka grabitur shtëpinë e tezes së tij, që jetonte në Gjermani.
Denoncimi është bërë në Policinë e Shkodrës. Burime nga Policia Vendore thanë se kanë vënë nën hetim 24-vjeçari me inicialet L. Ll., banues në Tiranë.
Një ditë më parë në orën 15:00, 49-vjeçarja me inicialet A. S., lindur në Bërdice, banuese në Gjermani, ka bërë kallëzim, sepse dyshon se nipi i saj i ka vjedhur banesën në fshatin Bërdicë, Shkodër, ku ata qëndrojnë së bashku.
Sipas denoncimit, nipi akuzohet se i ka marrë tezes shumën prej 50 Eurosh, 3000 lekë të reja, dy çanta dhe një fshesë me korrent.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY