PRIORITETET DHE PRIVILEGJET/ Katari “hap kufijtë”, jep leje qëndrimi të përhershme për...

PRIORITETET DHE PRIVILEGJET/ Katari “hap kufijtë”, jep leje qëndrimi të përhershme për emigrantët

362
0
Shares

Kabineti qeveritar i Katarit ka miratuar projektligjin që do t’u mundësonte shtetasve të huaj të fitojnë leje për qëndrim të përhershëm në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi u mor në një mbledhje të qeverisë të mbajtur të mërkurën, kryesuar nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sheikh Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, projektligji, nëse ligjësohet, do të lejonte shtetasit e huaj që “me kualifikime të veçanta që kërkohen nga shteti i Katarit”, të qëndrojnë në këtë vend në mënyrë të përhershme.
Sipas dispozitave të projektligjit, lejet për qëndrim të përhershëm do të jepen vetëm me lejen e ministrit të Brendshëm.
Statusi i banimit të përhershëm do t’u mundësojë poseduesve të saj një numër privilegjesh të tjera, përfshirë “trajtimin si qytetarë të Katarit në aspektin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor”, njoftoi agjencia e lajmeve.
Kjo gjithashtu do t’u japë prioritet, pas shtetasve të Katarit, gjatë aplikimeve për poste në institucionet ushtarake dhe publike.
Për më tepër, poseduesit e lejeve do të kenë gjithashtu të drejtën për të zotëruar pronë dhe për të ushtruar aktivitete tregtare në Katar pa ndonjë nevojë për një partner të Katarit.
Ministria e Brendshme tani thuhet se është në procesin e krijimit të një komiteti të posaçëm për përpunimin e kërkesave për leje qëndrimi të përhershëm.
Më parë, shtetasit e huaj që banonin në Katar duhej të merrnin leje të përkohshme qëndrimi të ripërtëritshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY