Universitetet, ja shanset për të fituar dhe degët më të kërkuara

Universitetet, ja shanset për të fituar dhe degët më të kërkuara

277
0
Shares

Nuk është as Juridiku e as Ekonomiku. Të rinjtë shqiptarë, të përfshirë tërësisht nga era e teknologjisë, janë të prirur për t’u drejtuar vetë apo adresuar nga Informatika. Këtë e tregojnë të dhënat e aplikimeve në universitete, ku më shumë se gjysma e maturantëve e kanë renditur këtë degë në dhjetëshen e preferencave të Formularit A2.
universiteti-i-tiranesPas publikimit të Librit të Transparencës, gazeta ka mbledhur aplikimet e maturantëve në qytetet kryesore për të parë trendet e sivjetme. Në tabelën përbri shkrimit janë renditur disa degë duke nisur nga më e preferuara e përbri tyre numri i atyre që i kanë përzgjedhur bashkë me kuotat, apo mundësinë që ato kanë për ta fituar degën e dëshiruar.

ANALIZA
Nga një kalkulim i numrit të maturantëve në qytetet më të mëdha, të cilët aplikuan për të zënë një vend në universitet, rezulton se gara më e fortë bëhet për ‘Tiranën’ në profilet Informatikë, Financë, Drejtësi, Psikologji e Infermieri. Mbi 50% e maturantëve e kanë zgjedhur Informatikën e më shumë se 1/3 Financën. Lidhja e maturantëve me ekonominë nuk ka humbur.
Financa qëndron në vendin e dytë me të vetmen risi. Të rinjtë e tërhequr nga biznesi kanë kthyer sytë nga marketingu. Rreth 2 mijë kandidatë kanë renditur në një ndër 10 preferencat degën e marketingut, veçanërisht të rinjtë e Durrësit, të cilët duket se dëshirojnë të profilizohen në menaxhim marketingu. Drejtësia, e cila vjet kryesonte listën e preferencave sërish është e treta më e preferuar.
Gjithsesi, ajo vjen këtë vit me më shumë kuota pranimi, të cilat do të presin 10- fish më pak studentë nga ç’e kanë kërkuar. Fakulteti i shkencave sociale me Psikologjinë, Shkencat Politike e Punë sociale vijojnë të jenë në top listë duke u kërkuar secila nga të paktën 5 mijë maturantë (me shumë gjasë janë të njëjtët që mund t’i kenë përzgjedhur të tria).
Jo më pak të preferuara janë degët e Mjekësisë, të cilat renditen në dhjetëshen e parë të degëve më të kërkuara. Por, ndryshe nga një vit më parë maturantë të shumtë kanë menduar të mos “e djegin” kot një preferencë, të vetëdijshëm që nuk mund ta fitojnë. Kjo, jo vetëm për shkak të mesatares së aplikimit, mbi 8.5, por asaj të të fundit fitues nga viti i kaluar që ishte shumë afër dhjetës absolute.
Universiteti Politeknik me disa degë të inxhinierive vijojnë të mbeten në trend, veçanërisht Inxhinieria elektronike, ajo e ndërtimit, pa lënë mënjanë edhe Inxhinieritë elektrike dhe mekanike.

KRAHASIMI
Preferencat e maturantëve janë të njëjta, ndryshon vetëm renditja. Dy vite më parë, ishte financa ajo që kryesonte listën e preferencave, e ndjekur nga Drejtësia. Ndërsa vitin e kaluar raporti u përmbys.
Drejtësi, Administrim biznes, Gazetari, Punë sociale e Financë ishin degët më të kërkuara në vitet 2015 dhe 2016. Ndërsa 2017-a sjell risi. Përveç Informatikës që e rendit në krye të listës, Financës e Drejtësisë i bashkohen Psikologjia e Infermieria në 5-shen më të preferuar. Ndonëse vijojnë ende t’i kërkojnë, Gjuha Angleze dhe Gazetaria janë zbehur ndjeshëm këtë vit për t’i lënë vendin Infermierisë e Psikologjisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY