Dibër, vdes fëmija 6 vjeçar, i ra porta e hekurt sipër

Dibër, vdes fëmija 6 vjeçar, i ra porta e hekurt sipër

224
0
Shares

Një fëmijë 6-vjeçar nga Dibra ka humbur jetën sot, pasi i ka rënë përsipër porta e hekurt e oborrit. Fëmija me iniciale A.S. nga lagja “Sule” e fshatit Fushë Çidhën kishte shkuar në shtëpinë e dajës së tij në fshatin Blliçe për pushime.
Aksidenti fatkeq ndodhi në orën 10:15, kur vogëlushi ishte duke luajtur. Porta e rëndë me shina e oborrit befas ka rënë sipër tij duke e zënë poshtë dhee ka goditur fort në kokë.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë, por nuk ka mundur t’I mbijetojë goditjes më të rëndë, asaj në kokë, dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar lëndimet në trupin e vogëlushit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY