GRAFIKU – BIZNESE KUJDES!/ Barra e tatimeve nis e rëndohet në 6-mujorin...

GRAFIKU – BIZNESE KUJDES!/ Barra e tatimeve nis e rëndohet në 6-mujorin e dytë

190
0
Shares

Vlera monetare në formën e taksave dhe tatimeve që bizneset do të paguajnë për llogari buxhetit të shtetit nis e rendohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi Ministria e Financave la llogaritur një plan më të lartë arkëtimesh në muajit e ardhshëm.
Ministria e Financave kishte llogaritur që nëpërmjet të ardhurave nga doganat të grumbullonte mesatarisht nga 20 – 22 miliardë leke në muaj për periudhën janar – maj 2017. Por vlera e planifikuar për tu grumbulluar nis e rritet dukshëm që nga muaji qershor, ku plani i të ardhurave nga doganat kërceu në 26 miliardë lekë duke vijuar me rritje përgjatë muajve në vijim.
Vlera më e lartë e planit te arkëtimit mujor përqendrohet në muajin dhjetor me rreth 30 miliardë lekë.
Kur bën planifikimet buxhetore Ministria e Financave planifikon vlera më të larta nw gjashtëmujorin e dytë edhe për shkak të se edhe aktiviteti ekonomik është më intensiv në këtë periudhë për shkak të sezonit turistik dhe prodhimeve bujqësore.
Por duke marrë në konsideratë zhvillimet e deritanishme treguesit buxhetore në aspektin e të ardhurave duket se do të jetë të realizueshme këtë vit. Duke ju referuar të dhënave të gjashtë mujave të parë, plani i të ardhurave është tejkaluar me 5% ose mbi 10.2 miliardë lekë.
Treguesit fiskalë tregojnë për një panoramë optimiste të ekonomisë por dy janë elementët që bien në sy nga krahasimi i shifrave.
Në raportin fakt dhe plan kemi një tejkalim të parashikimit por kjo duket se është më shumë meritë e sjelljes konservatore në planifikimin fillestar sesa i performancës.
Së dyti efekti i zgjedhjeve duket se ka prekur edhe ecurinë e treguesve fiskalë. Ritmi i rritjes së të ardhurave në qershor 2017 është ngadalësuar edhe në raport me ritmin e përgjithshëm të 5-mujorit edhe në raport me ritmin e rritjes në periudhën janar-qershor 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY