Itali, i shtoheshin vizitorët në shtëpi, shqiptari kapet 15 mijë euro kokainë

Itali, i shtoheshin vizitorët në shtëpi, shqiptari kapet 15 mijë euro kokainë

147
0
Shares

Shtimi i vizitave në shtëpinë e tij, shtoi dyshimet tek komuniteti lokal e më pas edhe tek policia.
Një 23 vjeçar shqiptar banues në komunën Bra (Cuneo) në Itali përfundoi në prangat e policisë lokale.
Nisur nga vëzhgimet ku njerëzit “venin dhe vinin” në shtëpinë, policia zhvilloi një kontroll në banesë, duke sekuestruar 120 gram kokainë “gur” të pastër, gati për t’u prerë dhe për t’u shpërndarë.
Sipas mediave italiane, substanca mund të prodhonte doza të përreth 500 gram dhe vlera potenciale e saj është 15 mijë euro.
Gjatë bastisjes, ata ishin gjetur edhe çanta të vogla najloni, gërshërë dhe mjete të tjera të dobishme për paketimin e dozave, të destinuara, sipas të gjitha gjasave në tregun lokal. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe tre telefona celular.
I riu u transferuar në burg në Asti në dispozicion të prokurorit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të rindërtuar rrugën se nga ku blinte lëndën narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY