Deputetët “e ikur” ikin me pushime, nuk dorëzojnë kompjuterët dhe laptopët

Deputetët “e ikur” ikin me pushime, nuk dorëzojnë kompjuterët dhe laptopët

105
0
Shares

Të gjitha ata deputetët që nuk do të jenë më pjesë e sesionit tëri parlamentar që nis në shtator do të duhet të dorëzojnë sa më shpejt kompjuterët, lap top që janë pajisur gjatë këtij mandati që lanë pas.
Kjo pas një e-maili zyrtar të mbërritur në adresë të tyre për të kryer kthimin mbrapsht ë kompjuterëve.
“Të nderuar deputetë, Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i SHqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY