RRËFIMI/ Flet për herë të parë babai i Marvit: Jam të ha...

RRËFIMI/ Flet për herë të parë babai i Marvit: Jam të ha tritol tani… Çfarë kuptimi ka?!

253
0
Shares

Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi. Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe… nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më.
“Humba dritën e vetme të syve. Unë dhe bashkëshortja nuk kemi çfarë të bëjmë më. Por një tjetër hall më mundon”, thotë Pavllo me zërin që i dridhet në telefonin e neësbomb.al.
Është i shqetësuar që të birin nuk po e lënë të qetë edhe aty ku ka shkuar tani.
“Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lenë të qetë në hallin e madh që më ra…
Duan që Marvin ta fusin te grupi që shiti celularin apo karikuesin, që kishte e s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plotë, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën… Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur, dhe as nuk kishte blerë gjë…
Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte. Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do vazhdonin bashkë… dhe aty ndodhi tragjedia”, thotë në linjë telefonike për neësbomb.al, babai i Marvit, me zë të dridhur nga lotët.
“Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani…Çfarë kuptimi ka. Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm”, thotë mes lotësh Pavllo Mihali, babai i Marvinit.
Dhe ndërkaq, kërkon ndihmën e neësbomb.al, për të dhënë dëshminë e një dëshmitari okular që ishte aty, për të rrëfyer publikisht të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e asaj që ka ndodhur, duke kërkuar nga të gjithë, ta lënë të qetë këtë familje në dhimbjen që I ka pllakosur, ta lënë të qetë edhe Marvin, aty ku po prehet, me dhimbjen që la pas te familja e tij. Pavllo kërkon më minimalen, mos të përbaltin emrin e djalit të tij. Asgjë nuk mund të ç’bëhet nga tragjedia që ka ndodhur, por edhe komentet e lajmet, të mos i shtojnë dhimbjen kësaj familje, që tashmë, veç qetësi nuk do të mund të ketë më, pasi u largua pabesisht nga kjo jetë, fëmija i tyre i vetëm.
22 vjeçari Marvi Mihali, humbi jetën afër mesnatës së 31 korrikut në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Vrasja me thikë e të riut për një karikues telefoni, sipas versionit të Policisë, tronditi mbarë opinionin publik. Policia ka vënë në pranga agresorët që vranë të riun dhe dyshimet kryesore janë te 24 vjecari Eugen Bitraj, që ka qëlluar 22 vjeçarin. Ndërkohë bashkë me autorin e dyshuar, policia ka vënë në pranga edhe tre bashkëpunëtorët e tij, Dejvi Bitraj 19 vjeç, Marsel Alla 23 vjeç dhe Kridens Alla 19 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY