VIDEO/ Alarmante, 13% e çifteve nuk sjellin dot në jetë një fëmijë

VIDEO/ Alarmante, 13% e çifteve nuk sjellin dot në jetë një fëmijë

93
0
Shares

Mjekët gjinekolog japin alarmin se infertiliteti po shënon rritje nga viti në vit. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, rreth 13% e çifteve të reja në vend nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë si pasojë e infertilitetit. Mjeket rendisin një sërë shkaqesh, ku peshën më të madhe e zënë infeksionet e patrajtuara.
“Rreth 75% e grave dhe vajzave ndeshen njëherë në jetën e tyre nga një infeksion gjinekologjik. Si rezultat i këtyre infeksioneve të patrajtuara mirë, si rezultat i rritjes së moshës së shtatzanisë pasi femrat duan të mendojnë njëherë për karieren pastaj për fëmijë, si rezultat edhe i faktorëve të ambientit, të një ambienti jo të pastër, ulet edhe përqindja e spermogramës. Rreth 20% për arsye mashkullore, 40-50% të femrave ndërsa pjesa tjetër është për arsye të përziera femër dhe mashkull”.
Sipas mjekëve, higjena jo e mirë shpesh bëhet shkak për infeksione. Sipas tyre periudha e verës, si pasojë e frekuentimit të plazheve dhe pishinave shton rastet e infeksioneve tek femrat./tvklan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY