VIDEO/ Viçi i ikën kasapit nga duart, ja ndjekja spektakolare nga mesi...

VIDEO/ Viçi i ikën kasapit nga duart, ja ndjekja spektakolare nga mesi i Durrësit e deri në det

567
0
Shares

Shumë qytetarë durrsakë të cilët në orën 05:00 të mëngjesit dalin për vrap e për xhiro bregut të detit, kanë parë një skenë shumë të trishtë mëngjesin e sotëm.
Një viç i cili është blerë nga një kasap në Durrës për t’u therur, i ka shpëtuar të zotit dhe ka vrapuar mes për mes qytetit. Viçi ka përshkuar të gjithë qendrën e qytetit nga bashkia deri te shëtitorja “Taulantia”.
Kur ka mbërritur në fund të shëtitores, te statuja e peshkatarit pranë Sfinksit, viçi nuk është menduar dy herë, por është futur në det e ka notuar për më shumë se tre kilometra. Kasapi ndërkohë ka marrë një skaf për të arritur kafshën që ishte larguar me not, duke lënë pas edhe zonën e njohur si ‘Batllat’. Por aty viçi ‘kokëfortë’ ka notuar sërish drejt bregut të detit, dhe ka dalë në afërsi të një hoteli në këtë zonë.
Veprimet e pazakonta të kafshës nuk janë ndalur me kaq. Ai ka plagosur edhe një plak i cili po qëndronte te një nga stolat që ka vendosur bashkia në këtë zonë. Për ta ndaluar hovin e frikshëm të viçit, kasapi e ka qëlluar me spirancën e skafit. Të gjithë njerëzit që kanë parë këtë skenë thanë se kafsha e gjorë ngordhi pasi u godit me spirancë.
Qytetarë të ndryshëm treguan për “DurrësLajm” se kafsha vraponte në rrugë e me të njëjtën shpejtësi notonte edhe në det, por nuk mundi t’i shpëtonte kasapit që e kish blerë për ta therur. E gjithë kJo skenë ka zgjatur deri në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm. Videoja amatore është xhiruar nga një prej dëshmitarëvë të rastit./durreslajm/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY