Mendonit se rakia është pija 100 % shqiptare? Gaboheni

Mendonit se rakia është pija 100 % shqiptare? Gaboheni

1315
0
Shares

Për shekuj me radhë kemi menduar se rakia është pija më me origjinë shqiptare, pra e jona. Por qenkemi gabuar. Pasi pija që e ka origjinën 100 % shqiptare është boza.
Është nga të paktat made in Albania, që i dhamë Turqisë dhe nuk e morëm prej saj.
“Kanë qenë shqiptarët ata, që në kohën e Abdul Hamitit, e sollën bozën në Turqi, si një pije të lehtë, më pas ata hapën dyqanin e parë të bozës. Kështu që rimëkëmbja e shitjes së bozës në Turqi u bë nga shqiptarët, më pas ata që vinin nga Konja bënin shpërndarjen e saj,”-rrëfeu nobelisti i njohur turk, Orhan Pamuk, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku tregon për herë të parë për bozaxhinjtë shqiptarë.
Por, ndërkohë që në shumë prej shteteve të Ballkanit, boza vazhdon të mbetet e përhapur dhe shumë e kërkuar, në Shqipëri janë të paktë ata që e prodhojnë, aq më pak e dinë se është origjinalisht shqiptare. Kryesisht janë familjet në Veri që e përgatisin bozën në shtëpitë e tyre dhe më pas e dërgojnë në dyqane. Kjo bëhet në sasi të vogël.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY