Qëllon me plumb Armadilon për ta vrarë, por kafsha “ia kthen me...

Qëllon me plumb Armadilon për ta vrarë, por kafsha “ia kthen me të njëjtën monedhë”

1672
0
Shares
Foraging nine-banded armadillo (Dasypus novemcinctus), central Flroida, U.S.A.

Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi qëlloi një Armadilo. Plumbi i është rikthyer burrit duke e goditur në pjesën e fytyrës.
Burri nga Teksasi qëlloi me armë kafshën në oborrin e tij rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes.
Sheriffi i Cass County Larry Rowe tha se njeriu, i cili nuk ishte identifikuar, doli jashtë shtëpisë së tij në Marietta, kur vuri re Armadilon në pronën e tij dhe hapi zjarr.
“Gruaja e tij ishte në shtëpi. Ai shkoi brenda dhe mori revolen e tij dhe e qëlloi tri herë në armadilon”, tha Rowe.
Zhgualli i kafshës shmangu një nga tre plumbat, duke e goditur sulmuesin në nofull.
Burri u transportua në spital ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Fati i kafshës është i panjohur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY