RAPORTI/ Italia bllokoi 6 ton drogë në qershor, Shqipëria “vend nderi” për...

RAPORTI/ Italia bllokoi 6 ton drogë në qershor, Shqipëria “vend nderi” për sasinë dhe numrin e trafikantëve

112
0
Shares

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Antidrogës italiane, policia italiane bllokoi gjatë muajit qershor rreth 6 tonë lëndë narkotike kanabis.
Në këtë sasi narkotikësh policia italiane kategorizon hashashin (një lloj droge që trafikohet kryesisht nga Maroku në formë çokollate), marijuanën (që trafikohet kryesisht nga Shqipëria) si dhe bimët e marijuanës që kultivohen kryesisht në disa zona në Jug të Italisë, shkruan VOA.
Sipas të dhënave zyrtare të antidrogës, të sapo publikuara për muajin qershor, nga 6 tonë kanabis të sekuestruara gjithsej rreth 5,2 tonë ishin marijuanë, rreth 700 kilogramë hashish dhe rreth 37 mijë ishin bimë narkotike të asgjësuara në brendësi të territorit italian. Policia italiane tha se vetëm gjatë qershorit të këtij viti arrestoi 1.604 persona në 1.705 operacione nga të cilët 798 të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve nga Shqipëria.
Të dhënat e këtij viti flasin për një rritje të ndjeshme të trafikut të kanabisit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu në qershor të vitit 2016 ishte bllokuar vetëm 1,3 tonë Kanabis nga e cila vetëm 382 kilogramë ishte marijuanë. Policia kishte arrestuar 1.370 persona në qershor të vitit 2016 në 1.351 operacione të zhvilluara.
Ndërkohë të dhënat më të fundit nga antidroga italiane flasin dhe për një rritje të ndjeshme të trafikut të heroinës krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare në qershor të vitit 2017 u bllokuan 44 kg heroine nga 19 kg heroinë që ishin bllokuar qershorin e vitit 2016.

Rritet bashkëpunimi shqiptaro- italian kundër narkotikëve
Policia shqiptare dhe italiane kanë rritur së fundi bashkëpunimin e ndërsjellët për të frenuar trafiqet në hapësirën detare dhe kultivimin e marijuanës. Një skuadër e “Guardia Di Financa” Italiane ka kryer kohët e fundit mbi 16 fluturime duke identifikuar 62 parcela me disa mijëra bimë narkotike në rajone të ndryshme të Shqipërisë.
Policia shqiptare tha se vetëm për periudhën nga Janari deri në Korrik sekuestroi rreth 60 tonë marijuanë dhe asgjësoi mbi 50 mijë bimë marijuane të mbjella në disa qarqe të vendit. Autoritetet kanë rritur ndëshkimet edhe për zyrtarët e administratës në zonat e të cilëve gjenden vatra të kultivuara me narkotikë.
Policia tha se ka proceduar penalisht 88 autorë (administratorë të njësive administrative, kryepleq dhe inspektor të shërbimit pyjor), për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, nga të cilët 13 janë arrestuar dhe 72 janë ndjekur në gjendje të lire, ndërsa 3 janë në kërkim policor. VoA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY