ALIBIA/ Rama u përjashtua nga fotoja zyrtare në Samitin i Podgoricës, “burimet...

ALIBIA/ Rama u përjashtua nga fotoja zyrtare në Samitin i Podgoricës, “burimet anonime zyrtare” gjejnë se i kujt është faji

214
0
Shares

Mediat kryesore në Serbi, përfshi agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë.
Të gjitha i janë referuar postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Rama është përjashtuar nga foto familjare për shkak të paraqitjes së tij me atlete në këtë takim.
Nisur nga mbulimi i medias serbe të akuzave të Berishës, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar zyrës së kryeministrit.
“Kryeministri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan”, tha një burim zyrtar.
“Helikopterët tanë nuk udhëtojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithçka u shty, edhe foto familjare”, thonë burime pranë Kryeministrisë.
Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY