OPERACION NDËROKMBËTAR/ Tre polici, ndjekin 5 orë në det dy trafikantë...

OPERACION NDËROKMBËTAR/ Tre polici, ndjekin 5 orë në det dy trafikantë droge

151
0
Shares

Një operacion ndërkombëtar, policor, ka finalizuar me një tjetër goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës. Falë bashkëpunimit 3 palësh mes policisë shqiptare, asaj malazeze dhe italiane u arrit të bllokohet një skaf me dy persona në bord si dhe me një sasi të madhe droge.
Për shkak të sekretit hetimor policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohet një tjetër Operacion ndërkombëtar antidrogë.

Bashkëpunim trepalësh i policive të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi me mbështetjen ajrore të Frontex.

Sekuestrohet një gomone në ujërat ndërkombëtare.

Arrestohen dy skafistët që ishin në bord.

Trafikantët janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësisë së hasur në ujërat shqiptare ku operojnë forcat e policisë së kufirit dhe të Guardia di Finanza të Nuklit të Kufirit Detar të Durrësit dhe Vlorës.
Informacionet kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi duke krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët.
Ndjekja e gjatë prej pothuaj 5 orësh, bëri të mundur bllokimin e  gomones së fuqisë  së lartë me tre motorë.
Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.
Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.
Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën duke e bërë më të vështirë ndjekjen. Tashmë trafikantët dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.
Vijon rikuperimi i lëndës narkotike, ku ende nuk dihet pesha, pasi për shkak të errësirës është vështirë rikuperimi në det i lëndës narkotike.
Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të jepen detaje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY