TARIFAT/ Vangjush Dako “urtë e butë” ia kalon lali Erit, vendos rekordin...

TARIFAT/ Vangjush Dako “urtë e butë” ia kalon lali Erit, vendos rekordin për çmimin e ujit në Durrës

272
0
Shares

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar aplikimin e ujësjellësit të Durrësit për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet.
Kërkesa pati marrë dhe opinionin pozitiv të Këshillit Bashkikak të Durrësit. Vendimi hyn në fuqi me 1 shtator, dhe do të zgjasë për 4 vite. Sipas vendimit të Entit rritja më e madhe është për konsumatorët familjare për të cilët një metër kub ujë do të kushtojë 70 lekë nga 61 lekë që ishte.
Ndërkohë për bizneset dhe sektorin publik rritja është 5 lekë për metër kub. Paralelisht fatura e ujit ka pësuar rritje edhe për pjesën e kanalizimeve. Për familjarët tarifa shkon nga 37 lekë për metër kub në 50 lekë/m3. Rritje më të moderuar ka dhe për biznesin dhe sektorin publik. Njëkohësisht çdo klient do të paguaje 100 lekë në muaj si tarifë fikse. Këto tarifa kanë si objektiv sipas Entit Rregullator të Ujit, uljen humbjeve, një furnizimin 7 orë e gjysmë në ditë me ujë dhe rritjen e arkëtimeve.
Njëkohësisht Enti Rregullator ka marrë në shqyrtim aplikimin e Ujësjellësit të Tiranës dhe opinionin e Këshillit Bashkiak për ndryshimin e tarifave të ujit të pijshëm në kryeqytet. Dokumentacioni i plotë do të fillojë të shqyrtohet në fund të gusht, dhe procesi i vendimmarrjes do të zgjasë rreth 1 muaj.

 

Tarifat e furnizimit me ujë Bashkia Durrës

Konsumator familjar ishte: 61 lekë/m3; bëhet: 70 lekë/m3

Konsumator publik ishte:  115 lekë/m3; bëhet: 120 lekë/m3

Konsumator privat ishte: 125 lekë/m3; bëhet:  130 lekë/m3

Tarife fikse 100 lekë në muaj

 

Tarifat e largimi të ujërave të ndotura Bashkia Durrës

Konsumator familjar ishte: 37 lekë/m3; bëhet 50 lekë/m3

Konsumator publik ishte: 54 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3

Konsumator privat ishte: 56 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY