Kryeministri anulon urdhrin e Ministrit të Drejtësisë: Qeverinë e drejtoj unë

Kryeministri anulon urdhrin e Ministrit të Drejtësisë: Qeverinë e drejtoj unë

129
0
Shares

Kryeministri anulon urdhrin që ministrit të Drejtësisë dhe deklaron: Dorëheqjet nuk mund të refuzohen.
Një vendim i tillë u mor pak orë pas ministri Gazment Bardhi bëri publik vendimin e ndërmjetëm për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së 14 regjistruesve të ZVRPP-ve.
Përmes një njoftimi zyra e Kryeministrit informon se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e ministrit Gazment Bardhit , “duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen”.
Kryeministria thotë se hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë
“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë’
Në njoftim shefi i qeverisë i kujton Bardhit se asnjë ministër, qoftë politik a teknik qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod.
“Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY