DOKUMENTI/ DAP dorëzohet përpara Mirela Karabinës – Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca...

DOKUMENTI/ DAP dorëzohet përpara Mirela Karabinës – Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca nën hetim disiplinor

311
0
Shares

Drejtoria e Administratës Publike është dorëzuar para Ministrisë së Arsimit, për sa i përket çështjes së Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Plarent Ndreca.
Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, prej disa kohësh ka kërkuar largimin nga detyra të Ndrecës si dhe ndjekjen e tij penalisht, por DAP vendosi rikthimin e tij në punë.
Ndërkohë që mësohet se tashmë është vendosur përfundimisht që ndaj Plarent Ndrecës të fillojnë procedurat për ecurinë disiplinore.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, bën të ditur “fillimin e ecurisë disiplinore për z. Plaren Ndreca, nëpunës civil në  pozicionin: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pjesë e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND)”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY