Vlorë, sekuestrohen 75 kg hashash, “BYPASS” vë nën procedim nënë e bir

Vlorë, sekuestrohen 75 kg hashash, “BYPASS” vë nën procedim nënë e bir

169
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me “Delta Forcën”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen “Kushtrimi” mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “BYPASS”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Luljeta Kapaj është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen:
– Luljeta Kapaj, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike:
Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor
djali i saj, shtetasi:
– E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë
veprimtari kriminale.
Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY