Itali, infermierja që i jep morfinë të porsalindurit për të mos qarë

Itali, infermierja që i jep morfinë të porsalindurit për të mos qarë

164
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ka vënë në pranga një infermiere në Verona 43 vjeç, pasi i kishte dhënë morfinë një fëmije të porsalindur për të pushuar së qari, ngjarje kjo e ndodhur natën e 19 marsit të këtij viti.
Sipas autoriteteve italiane, infermierja 43 – vjeçarja i ka dhënë morfinë vajzës natën e 19 marsit, për të pushuar së qari.
E porsalindura, një fëmijë vajzë, nuk kishte pasur deri në atë ditë asnjë problem shëndetësor për ta justifikuar dhënien e morfinës, ndërsa do të dilte nga spitali ditën e nesërme.
Pas marrjes së morfinës foshnja ka treguar probleme në frymëmarrje dhe për rrjedhojë foshnja u dërgua urgjent në kujdesin intensiv të fëmijëve, ku atje iu dha një ilaç i veçantë që shfuqizon efektet e barnave opioid.
Analizat mjekësore përcaktuan se çfarë i ishte shkaktuar fëmijës nga prania e morfinës në gjak.
43 – vjeçarja e arrestuar nuk ka treguar aspak shenja të pendimit. Ajo ishte shumë e ftohtë, ka thënë policia italiane.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY