Avokado e mango, aleatët e lëkurës, kockave dhe zemrës

Avokado e mango, aleatët e lëkurës, kockave dhe zemrës

717
0
Shares

Të dyja këta fruta ekzotikë janë të pasur me karotenoide, shumë të rëndësishëm për lëkurë rrezatuese, forcojnë kockat, teksa janë edhe një ndihmë shumë e mirë kundër kolesterolit të keq
Gjatë verës konsumoni sa më shumë fruta. Veçanërisht gjatë këtyre ditëve të ngrohta dhe me temperatura të larta, frutat duhet të jenë aleati kryesor në mbrojtjen e shëndetit tonë. Me konsumimin e tyre, sidomos të avokados dhe mangos, falë vlerave të larta ushqyese, vitaminave dhe mineraleve të pranishme në to, ndihmojnë trupin dhe organizmin tonë të funksionojë më mirë.

 

Avokado
Avokado është i pasur me vitaminën B5, e cila ndihmon në sintezën e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, duke ndihmuar jashtëzakonisht shumë tretjen. Prania e shumtë e yndyrave të mira redukton kohën e qëndrimit në gjak të kolesterolit të keq, duke sjellë përfitime të shumta për sistemin kardiovaskular, veçanërisht në qarkullimin e gjakut, rrjedhimisht në tension. Prania e vitaminës D në këtë frutë e bën ideal konsumimin e tij pasi mbron shëndetin e kockave. Avokado përmban vitaminën C dhe E. Të dyja këto vitamina punojnë së bashku dhe janë antioksidantë shumë të mirë që luftojnë radikalet e lira duke ngadalësuar procesin e plakjes. Redukton ndjesinë e urisë. Një shprehje popullore thotë se: “Gjysmë avokado në ditë largon urinë!”. Kjo thënie është pohuar edhe nga studime të shumta, të cilat kanë vërtetuar se konsumimi i gjysmës së këtij fruti në një ditë redukton ndjesinë e urisë deri në 40% për të paktën 5 orë. Me konsumimin e avokados përfiton edhe lëkura. Sidomos vaji i avokados është shumë i mirë për fytyrat e thata, pasi përmban edhe fitonutrientë dhe kjo substancë parandalon formimin e rrudhave. Gjithashtu, ky frutë ekzotik është i pasur me kalium dhe magnez, të cilat ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut. Aleat i qetësisë pasi përmban acid folik, i cili kontribuon në rregullimin e serotoninës dhe për të larguar ndjesinë e lodhjes. Ky frutë ndihmon në parandalimin e tumoreve, pasi në pjesën jeshile e errët është i pasur me karotenoide, antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri. Po kështu përmban fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e aparatit tretës dhe në reduktimin e urisë, si dhe të përqendrimit të kolesterolit të keq në gjak.

Mango
Sa i takon mangos, prania e vitaminës B6, e cila luan një rol themelor në formimin e neurotransmetuesve, ndihmon për të siguruar humor të mirë dhe një pushim të shëndetshëm. Gjithashtu mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese.

Po kështu përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antikancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A,C dhe E. Të gjithë këta përbërës e bëjnë mangon një aleat të fuqishëm të bukurisë dhe shëndetit të lëkurës. Por edhe nëse nuk dëshironi ta konsumoni si frutë apo në formë lëngu, ju mund ta përdorni si maskë për fytyrën. Me fetat e mangos krijoni një pure, përziejeni me kos, vendoseni mbi fytyrë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, më pas shpërlajeni me ujë të vakët. Mango pastron mëlçinë. Prania e disa antioksidantëve në mango lehtëson përpunimin e “mbeturinave” që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë për të kryer këtë funksion themelor për organizmin duke mbrojtur edhe nga rreziku i prekjes nga tumori. Ndihmon në mbrojtjen e imunitetit. Sikurse e thamë më sipër ky frutë ekzotik burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe. Është një frutë i mirë për verën pasi ruan shëndetin tonë nga goditjet e të nxehtit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, mango shuan etjen. Provoni ta konsumoni atë si lëng të freskët, të përzier me ujë dhe akull, shikoni rezultatin dhe ndihmën që jep trupit tonë për të ruajtur hidratimin dhe për të parandaluar goditjet e të nxehtit. Ky frutë redukton kolesterolin, pasi përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, ndërsa përqindja e lartë e kaliumi (pasi mango përmban 564 mg, 16 % e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut. Lehtëson tretjen, pasi enzimat e pranishme në sasi të mëdha në mango lehtësojnë tretjen, ndërsa fibrat (një frutë mbulon 20% të kërkesës ditore për fibra) janë të dobishme për shëndetin e zorrëve , sepse duke vepruar në peristalsi (muret brendshme të zorrëve), të ndihmojnë në rast të kapsllëkut duke promovuar eliminimin e mbeturinave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY