Meshkujt perëndimor vuajnë nga sasia e spermatozoidëve, ja shkaqet

Meshkujt perëndimor vuajnë nga sasia e spermatozoidëve, ja shkaqet

371
0
Shares

Në spermën e meshkujve nga vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit apo disa lloj ilaçesh.
Në periudhën1973-2011 numri i spermatoziodëve për çdo derdhje sperme ka rënë me rreth 52,4 për qind. Në këtë përfundim kanë arritur studjuesit e Universitetit Hebreë University në Jeruzalem.
Në artikullin e botuar në revistën shkencore “Human Reproductive Update” studjuesit shkruajnë se tek meshkujt nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut nuk kanë konstatuar ndonjë rënie dramatike të spermatozoidëve tek sperma e meshkujve.
Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DË se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t’u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende “në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale”. Rreziku për të mos qenë në gjendje për të lënë një femër me barrë nis në rast se një mashkull lëshon me pak se 15 milionë spermatozoidë për çdo derdhje sperme. Nga ana tjetër, prof. dr. Stefan Schlatt, thotë se gjatë 10-15 viteve të fundit gjendja duket se është stabilizuar sërish.
Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës?
Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse: “Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur,” spekulon prof. dr. Stefan Schlatt, “ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi.”
“Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë”, thotë prof. dr. Schlatt. Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën.
Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludëig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre.
Për një gjë të paktën meshkujt mund të jenë të qetë në egon e tyre. Problemi më i madh në vendet perëndimore, thonë ekspertët e mjekësisë riprodhuese, nuk është infertiliteti mashkullor. Mjekët thonë se më shumë shqetësim përbëjnë për ta gratë që duan të lindin fëmijë gjithnjë e më vonë.
Po ashtu në studimin për rënien e spermatozoidëve nuk qe trajtuar një çështje e rëndësishme: sa të shpejtë dhe aktivë ishin spermatozoidët. Sepse i rëndësishëm nuk është vetëm numri i spermatozoidëve në spermë, por që në fund të fundit njëri prej tyre të arrijë të depërtojë vezën. /DW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY