EMRI/ I vuri zjarrin pyllit në Shën Koll, arrestohet “pirromani”

EMRI/ I vuri zjarrin pyllit në Shën Koll, arrestohet “pirromani”

128
0
Shares

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Veiz Uku, banues në fshatin Shën Koll, është vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Ministri i Brendshëm njoftoi disa ditë më parë se përgjegjësit për zjarret në vend do të vihen para drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY