Çfarë ka parashikuar moti për ditën e sotme, bregdeti dhe zonat e...

Çfarë ka parashikuar moti për ditën e sotme, bregdeti dhe zonat e ulëta

179
0
Shares

Ditën e sotme do të vijojë dominimi i kthjellimeve në gjithë territorin deri në mesditë kur priten grumbullime vranësirash të përkohshme në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.
Sipas Meteoalb pasditja mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore. Tabloja termike e së premtes nuk pritet të sjellë ndryshime duke ruajtur vlerat maksimale prej 35ºC në zonat malore; deri 39ºC në bregdet dhe rreth 40ºC në zonat e ulëta.
Rënia e temperaturave vijon graduale gjatë javës tjetër deri në fundjavë, datë 12 – 13 gusht, kur pritet rikthim në normalitetin termik mujor, ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të gushtit 2017.
Mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt Ishullit të Siçilisë dhe brigjeve tuniziane. Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperendimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtperdrejt nga Europa Veriore. Ne keto kushte, pritet qe fundjava tjeter te sjelle nje renie te temperaturave, me te pakten 5 grade C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY