Vlorë, avioni grek nis betejën me flakët në Dukat

Vlorë, avioni grek nis betejën me flakët në Dukat

123
0
Shares

Pas kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së për të përballuar situatën nga zjarret masive në vend, ka ardhur edhe mbështetja e parë.
Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme konfirmojnë një avion greke ka nisur operacionin për shuarjen e zjarrit në jug të vendit.
Operacioni po zhvillohet në fshatin Dukat dhe drejtohet nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.
Ndërkohë, Bashkimi Europian bën me dije se Shqipëria ka aktivizuar në të gjithë territorin e saj programin Copernicus, në ndihmë të operacioneve në terren që lidhen me zjarret në pyje.
“Ky është një hap përpara për Shërbimin e Emergjencave Civile në vend dhe integrimin e tij me Mekanizmat e Emergjencave Evropiane”, thuhet në reagim.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 25 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY