DETAJE/ Kapet pas 14 vjetësh shqiptari, vrau me sëpatë biznesmenin grek

DETAJE/ Kapet pas 14 vjetësh shqiptari, vrau me sëpatë biznesmenin grek

164
0
Shares

Kapet pas 14 vitesh nga policia greke një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit  nuk bëhet  i ditur, i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003 ku shqiptari vrau me sëpatë  një biznesmen grek. Pas ngjarjes shqiptari u largua  nga Greqia.
Shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga media greke, i kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej  përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, shprehet gazeta greke “Protothema”.
Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për  35-vjeçarin kishte  urdhër  arresti nga prokuroria e Delvinaqit i akuzuar për veprën  penale “Vrasje me dashje” dhe “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “Per drige”. Shqiptari 35-vjeçar nga Delvinaqi  do të transferohet për gjykim në Tripoli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY