Punonjësi i një pike karburanti në Cërrik, është grabitur nga një person ende i paidentifikuar prej Policisë, teksa ishte në orarin e punës.
Në dëshminë e tij para efektivëve të policisë, E. B., 27 vjeç, tha se është banues në Cërrik, dhe se punon në një karburant në lagjen nr. 1 të qytetit.
Në datën 2 gusht, një person i panjohur, dyshohet i armatosur me një mjet tip “Fuoristradë”, është afruar te karburanti, i ka kërkuar lekë nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar me mjetin e tij.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/