Tushemisht, terrorizohen pushuesit, trimi i fshati me kallashnikov në dorë ndjek një...

Tushemisht, terrorizohen pushuesit, trimi i fshati me kallashnikov në dorë ndjek një person për ta vrarë

320
0
Shares

Policia e Pogradecit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, i cili ka shkaktuar jo pak panik te pushuesit e shumtë në Tushemisht.
Sipas Policsë Vendore, mësohet se sot në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta A. P., 25 vjeç dhe G. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec.
Pas këtij konflikti dyshohet se A. P., ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve,  pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A. P,  pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambientet e tij për të kërkuar shtetasin G. Xh.
Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY