Po kaloni një krizë? Mund ta shpëtoni lidhjen tuaj me vetëm një...

Po kaloni një krizë? Mund ta shpëtoni lidhjen tuaj me vetëm një fjalë

129
0
Shares

T’i tregosh partnerit se je mirënjohës ndaj tij, do të thotë se e vlerëson atë vetë. Kështu, kjo fjalë mund të mbrojë një çift nga pasojat e debateve me njëri-tjetrin.
“Ne zbuluam se të ndihesh i vlerësuar dhe të besosh se partneri yt të çmon, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndjesitë që keni për njëri-tjetrin, tek përkushtimi dhe besimi që do të keni se kjo lidhje do të zgjasë”,- shprehet Ted Futris, professor i asociuar në Universitetin Georgia, bashkëautor i këtij studimi.
Ekipi i universitetit arriti në këtë përfundim pasi vëzhgoi 468 njerëz të martuar për mirëqeniën e tyre ekonomike, komunikimin dhe mirënjohjen që kanë për njëri-tjetrin.
“Tregon fuqinë e madhe që ka një ‘Faleminderit’”,- thotë studiuesi Allen Barton. Edhe për çiftet që përjetojnë strese dhe vështirësi që vijnë nga fusha të tjera të jetës, mirënjohja është përsëri një mënyrë e mirë për të mos i lënë këto vështirësi të ndikojnë në lidhjen mes tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY