Tiranë, sherr në Bulevard, 15-vjeçarja masakron me grushte 20-vjeçaren

Tiranë, sherr në Bulevard, 15-vjeçarja masakron me grushte 20-vjeçaren

482
0
Shares
Foto Ilustruese

Një vajzë adoleshente po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, pasi është bërë protagoniste e një sherri me një tjetër vajzë në kryeqytet.
Policia bën me dije se sherri dhe konflikti fizik mes dy vajzave ka ndodhur më datë 02. 08. 2017.
Mësohet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për S. Ll., 15 vjeçare, banuese në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se dyshohet që adoleshentja, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një përplasje verbale, ka goditur me grusht G. M., 20 vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka bërë padi në Komisariat. Nuk dihet pse ka nisur sherri mes dy vajzave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY