Kosovë, mbyllet seanca e Kuvendit, dështon zgjedhja e kryetarit të ri

Kosovë, mbyllet seanca e Kuvendit, dështon zgjedhja e kryetarit të ri

119
0
Shares

Është mbyllur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u hap për herë të dytë ditën e sotme në orën 15:00.
Mungesa e koalicionit PAN ka sjellë dështimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Rrjedhimisht kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka thënë se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10:00.
Së shpejti, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar pritet të fillojë vazhdimi i seancës në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte bërë e ditur edhe më herët nga Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ku ishte bërë e ditur se në ora 15.00 pritet të vazhdojë seanca konstituive.
Në këtë drejtim edhe disa deputetë tanimë gjenden në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Më herët kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci kishte mbyllur punimet e seancës së sotme.
Kjo kishte ardhur pasi që koalicioni PAN kishte kërkuar 2 orë kohë shtesë për konsultime brenda koalicionit për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Pas kësaj, kryesuesi e kishte hedhur në votim këtë propozim, i cili nuk kishte kaluar, pasi që për të 60 deputetë kishin votuar pro dhe 60 kundër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY