Shkodër, kisha ndalon martesat ditën e diel

Shkodër, kisha ndalon martesat ditën e diel

311
0
Shares

Ditën e diel në Katedralen e Shkodrës nuk do të ketë asnjë ceremoni dasme. Ky vendim hyn në fuqi që nga janari i 2018-s dhe në vazhdim dhe është marrë nga dioqeza metropolitane Shkodër-Pult.
Famullitari dom Artur Jaku shpjegon se qytetarët ditën e diel duhet të marrin pjesë në meshë dhe dasmat e shumta në sezonin e verës i kanë penguar ata që të marrin pjesë në kremtimin e meshës të së dielës.
Po ashtu, ka një numër të madh dasmash që ceremoninë e kanë ditën e diel, duke u bërë nganjëherë e papërballueshme.

Dom Arturi, pse është marrë ky vendim?
Arqipeshkvi, në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritorë, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramenti i martesës të dielave. Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli më pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katolikët, kjo ditë duhet të shenjtërohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshë, pra në eukaristi. Në e dimë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që t’u japim mundësi dasmorëve të jenë pjesë e meshës. Plus, historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i martesës ditën e diel, ka filluar pas 1990-s. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta përjetojnë më mirë. Nëse i referohem famullisë sonë, ne kemi një fluks të madh të martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona. Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund t’u jap solemnitetin e merituar, kur ka një numër të madh martesash.

Si është pritur ky vendim, pasi jemi edhe në kulmin e dasmave?
Në fakt ka thuajse 1 vit që e kam paralajmëruar këtë vendim, ndonëse zyrtarisht u bë publik si dekret vetëm tani. Të them të drejtën, pjesa më e madhe e besimtareve kanë dakordësi. Ato që kanë probleme janë pak çifte që kanë ndarë datën, por për to do të gjejmë rrugën e duhur që ta zgjidhim.

Ky vendim është vetëm për dioqezën Shkodër – Pult, pse jo për të gjithë vendin?
Pa dyshim në Shkodër është numri më i madh i martesave dhe numri i besimtareve të krishterë është i lartë, por ne e dimë që dioqezat kanë autonomi. Prandaj po eksperimentojmë si dioqezë, ku do të shihet nëse edhe dioqezat e tjera do t’i bashkëngjiten këtij vendimi, për të pasur të gjithë një rregull të njëjtë të brendshëm funksionimi. Vendimi është bërë publik pas miratimit të rregullores së re të Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY