Skënderbeu mirëpret Mlada Boleslav, sa policë u angazhuan dhe masat e ndërmarra

Skënderbeu mirëpret Mlada Boleslav, sa policë u angazhuan dhe masat e ndërmarra

211
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese Skënderbeu- Mlada Boleslav e cila do të zhvillohet sot më datë 03.08.2017, në orën 20:00 në Stadiumin Elbasan Arena.
Sa me sipër, ju bëjmë me dije se:
1. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit.
2. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqëzimi i Tapeteve.
3. Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek Ish-Konservimi pasi kjo rrugë do të shërbejë edhe për raste emergjente.
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Nga Rreth rrotullimi i luleve”- Posta– Bashkia- Stadium e kthim.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Do të planifikohen shërbime shtesë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 3 Gusht lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY