Erdhi fundi i Lotarisë amerikane? Ja propozimi i ri i Trump

Erdhi fundi i Lotarisë amerikane? Ja propozimi i ri i Trump

355
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë njoftuan se kanë propozuar një ligj të ri që do të pakësonte emigracionin e ligjshëm.
Duke folur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara për dekada kanë “funksionuar me emigrantë me një nivel kualifikimi të ulët”. Sistemi i ri që propozohet do të vepronte si një sistem i bazuar në pikë, që do të merrte parasysh aftësitë e aplikantëve për të folur anglisht dhe mundësitë për të përballuar jetën në Amerikë, kur bëhet fjala për të aplikuar për “Kartën e Gjelbërt”.
“Ligji tregon dhembshurinë tonë për familjet amerikane që përpiqen çdo ditë” tha zoti Trump. “I vendos nevojat e tyre dhe Amerikën në plan të parë “.
Presidenti Trump tha se ligji ka për qëllim të mbrojë “punëtorët e pakicave që konkurrojnë për vende pune ndaj atyre që sapo vijnë në Amerikë” dhe “do t’u japë atyre një ngritje page, duke pakësuar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që hyjnë në SHBA”.
Më parë këtë vit, senatorët Tom Cotton dhe David Perdue paraqitën projektligjin që do të shkurtonte imigrimin e ligjshëm nga 1 milion, në 500 mijë njerëz çdo vit.
Projektligji, i cili nuk ka kaluar në Senat, gjithashtu kërkon kufizimin e pranimit të anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të lotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së “Kartës së Gjelbër”.
Zoti Cotton tha se vetëm një në 15 emigrantë vjen në Amerikë për shkak të aftësive të tyre dhe se frenimi i imigracionit të personave e që kanë kualifikim të ulët, do t’i ndihmonte punëtorët amerikanë të arrinin një standard më të lartë jetese, si dhe do të mbështeste rritjen e përgjithshme ekonomike.
Presidenti Trump është takuar dy herë me senatorët për të diskutuar lidhur me projekligjin, që synon përmbushjen e një prej synimeve kryesore të politikës të tij në reformimin e sistemit të emigracionit të ligjshëm në Amerikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY