Kosovë, Mikullovci mbyll seancën, si do të procedohet më tej

Kosovë, Mikullovci mbyll seancën, si do të procedohet më tej

122
0
Shares

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka mbyllur punimet e seancës së sotme.
Mbesin paqartësi se si do të procedohet tutje.
Ndryshe, Besa Gaxherri nga LDK-ja tha se për shtyrjen e seancës kanë votuar 59 deputetë, ndërsa kundër ishin 60 dhe një abstenim. Ajo tha se deputeti Milaim Zeka ka abstenuar.
Por, një gjë të tillë e mohoi deputeti Zeka. Ai tha se fillimisht ka hezituar se me cilën ‘dorë të votojë’, por ai ka votuar për shtyrje të seancës. Sipas tij, nëse edhe pas dy orësh do të kërkohet sërish shtyrja e seancës, atëherë do ta rishikojë votën e tij.
Deputeti nga koalicioni PAN, Milaim Zeka, tha se ai ka votuar për shtyrjen e seancës deri në orën 14:00.
Ai tha se megjithëse kishte mëdyshje me ‘cilën dorë të votonte’, ai ka votuar pro shtyrjes së Kuvendit.
Besa Gaxherri nga LDK-AKR-Alternativa theksoi se administrata të sqarojë dhe konfirmojë se me atë sa ka pa 59 deputetët kanë votuar pro shtyrjes së seancës, 60 kundër dhe një deputet s’ka votuar.
Ajo tha se deputeti Milaim Zeka nuk ka marrë pjesë në votim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY