FOTO/ Ky është vrasësi i Marvi Mihalit në kafazin e gjykatës

FOTO/ Ky është vrasësi i Marvi Mihalit në kafazin e gjykatës

400
0
Shares

Në foton e mëposhtme keni të shfaqur vrasësin e Marvi Mihalit, Eugen Bitrajn.
Sot zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Tiranës për katër të akuzuarit për vrasjen e 22 vjecarit.
Para tre ditësh Marvi Mihali, 22 vjeç nga Tirana humbi jetën pranë stadiumit “Dinamo”. Ai u godit me thikë nga 24 vjeçari Eugen Bitraj. Policia tha se sherri mes të rinjve ku u përfshinë disa persona ndodhi për motive banale.
22-vjeçari u gjet në rrugë me plagë të shumta thike në trup. Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë. Sakaq policia arrestoi brenda natës autorin e krimit dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sipas policisë sherri ka nisur në fillim në lokal mes 19 vjeçarit Dejvi Bitraj dhe 22 vjeçarit Marvi Mihali për një karikeus telefoni. Mësohet se Marvi kishte blerë një telefon te Dejvi dhe po i kërkonte edhe karikuesin.
Ndërkohë babai i Eugen Bitrajt, ka folur sot për mediat nga gjykata e Tiranës, ku i biri priste t’i jepej masa e sigurisë.
Ai deklaroi se situata mes dy familjeve ishte e nxehtë, i shprehte ngushëllimet familjes Mihali për atë që ndodhi mes fëmijëve të tyre dhe priste që situata të zgjidhej sa më pozitivisht e me drejtësi.

Babai i vrasësit të Marvi Mihalit thërret në ndihmë mediat: Situata mes familjeve është e nxehtë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY