Korçë, i vënë zjarrin makinës dhe largohen, policia nis aksionin

Korçë, i vënë zjarrin makinës dhe largohen, policia nis aksionin

230
0
Shares

Policia e Korçës ka njoftuar se sot në pjesën e sipërme të fshatit Voskop-Korçë, në një ambient në pronësi të shtetasit A.Z, 52 vjeç, banues në këtë fshat, i cili shërbente si stallë bagëtish, por edhe si varrezë makinash, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një mjeti të vjetër pa targa
Policia njofton se mjeti ka qene i çregjistruar, ndërkohe qe janë dëmtuar xhamat e përparmë të 10 mjeteve të tjera të vjetra që ky shtetas i kishte çmontuar, pjesët e të cilave i shiste si pjesë këmbimi.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 150 e 151 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY