TABELA/ Ja qytetet më “qejflie” – Befason Gjirokastra koprrace

TABELA/ Ja qytetet më “qejflie” – Befason Gjirokastra koprrace

228
0
Shares

Si një popull mesdhetar, shqiptarët nuk kursejnë për t’u argëtuar edhe pse janë të varfër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2015 kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 2.47% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë (ajo që prodhon ekonomia në një vit, përjashtuar taksat dhe subvencionet). Në vlerë absolute, shqiptarët rezulton se kanë shpenzuar për “qejf” rreth 250 milionë euro.

Por, cilat janë qytete, që shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar, çlodhur dhe për të ndjekur artin…

– E para është Tirana, që është jo vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe qendra e artit dhe argëtimit në vend, me numrin më të lartë të kinemave, teatrove, por dhe të njerëzve që janë të interesuar për t’i ndjekur ato. Sipas INSTAT, kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 4.3% të totalit të vlerës së shtuar bruto të Tiranës për vitin 2015. Në kryeqytet janë të përqendruara 62.4% e totalit të shpenzimeve të argëtimeve në vend, apo rreth 157 milionë euro.

– Gjirokastritët janë mbajtur gjithnjë si njerëz kursimtarë dhe janë madje edhe simbol i koprracisë, e  materializuar kjo edhe në barsoleta të shumta. Por, me sa duket realisht ata nuk janë aq dorështrënguar, kur vjen puna tek argëtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për “art, argëtim dhe çlodhje”, zinin 2.6% të vlerës së shtuar bruto në vitin 2015, duke u renditur e dyta, menjëherë pas Tiranës. Në fakt, në Gjirokastër janë disa nga zonat më të pasura të Shqipërisë, sipas një raporti të mëparshëm të INSTAT. Komuna më e pasur në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%. Nga 10 njësitë me varfwrinw mw tw ulwt, 7 janë në Gjirokastër dhe 3 të tjerat në Korçë, Sarandë e Përmet. Po në Gjirokastër janë dhe njësitë që kanë konsumin më të lartë për frymë në vend, ku kryesojnë Zagoni, Pogoni, Odrie, Antigona, Dropulli i Sipërm, qyteti i Gjirokastrës etj, zona këto që kanë marrë në vite pensione nga Greqia.

– Korça e serenatave, e ushqimeve karakteristike është kthyer në një destinacion të preferuar të fundjavës për shumëkënd. Qyteti, që krahasohet me një “Paris të vogël”, tërheq jo vetëm kryeqytetasit, por edhe shumë të huaj. Ndaj dhe Korça renditet e treta, në peshën që zënë shpenzimet për argëtim,  çlodhje dhe art, me 2.4% të vlerës së shtuar bruto të atij qyteti.

– Në vend të katërt është Vlora, qyteti bregdetar, që në verë kthehet në një destinacion për pushuesit e dashuruar pas bregdetit të Jonit, ku atraksionet kryesore mbeten Drimadhes, Himara, Dhërmiu. Dhe pushuesit nuk kursehen dhe dëfrehen me ‘shkuma party’, apo pije të shtrenjta. Shpenzimet për argëtim dhe art zënë 2.3% të totalit të shpenzimeve totale të Vlorës.

– Në vend të pestë është një qytet që nuk është as bregdetar dhe as i njohur për ndonjë traditë për argëtim. Banorët e Lezhës shpenzojnë të njëjtën peshë si në Vlore, me 2.3% të totalit.

– Pas Lezhës vjen Shkodra, me 2.1%. Durrësi, një qytet bregdetar, por që njihet edhe për indiferentizëm, renditet vetëm në vend për peshën që zënë shpenzimet për argëtim, çlodhje e arte, ndaj totalit.

– Më pas renditen Berati, Elbasani, Kukësi Fieri.

– Në vend të fundit është Dibra, e njohur për “pasionin” e saj për të ndërtuar, por banorët e saj nuk preferojnë të argëtohen, teksa pesha e shpenzimeve për këtë zë është vetëm 0.6%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY