FOTO & EMRI/ Mbërriti në Angli me kamion, kuksiani i bën...

FOTO & EMRI/ Mbërriti në Angli me kamion, kuksiani i bën zbor sistemit të azilit

746
0
Shares

Një refugjat shqiptar përdori identitet të rremë si shtetas nga Kosova për të përfituar azil në Angli, por kjo ishte një përpjekje e dështuar. Pas 9 vitesh, ai riaplikoi, por me emrin e tij të vërtetë, duke përfituar lejen e qëndrimit.
Por, cila është historia e Ermalit?
37-vjeçari mbërriti në Angli duke u fshehur brenda një kamioni, si shumë shqiptarë të tjerë. Ai i gënjeu autoritetet angleze, teksa tha se po ikte nga Kosova për shkak të luftës.
Alijaj, nga qyteti i Kukësit, mbërriti në Britani të Madhe në vitin 2002. Ai deklaroi se ishte një refugjat kosovar, i quajtur Dejan Alia.
“The Sun” shkruan se zyrtarët e azilit e kuptuan se shqiptari po mashtronte, por i dhanë atij një letërnjoftim me identitet të rremë, ku u shënua se ndalohej punësimi i tij.
Gjithsesi shqiptari ka punuar në disa restorante në Midlands, ndërsa fitoi lejen e qëndrimit në 2011-ën.
Edhe pse mashtrimi i tij u zbulua nga autoritetet, ai përfitoi duke përdorur një tjetër mënyrë.
Këtë herë, njerëz të afërm të Ermalit, i nisën pasaportën e tij shqiptare, me të cilën ai kërkoi sërish azil.
Kuksiani mori një leje qëndrimi, me kohë të pacaktuar, për shkak se rregullat e atëhershme të emigracionit ia lidhën “duart” autoriteteve.
Vitet që shqiptari kishte kaluar në Angli, pavarësisht se ishte ilegal, dhe lidhjet që krijoi atje, duket se ishin çelësi i fitores për Ermalin.
Artikulli është publikuar nga “The Sun”, teksa anëtari i Parlamentit britanik, Peter Bone e risolli në vëmendje rastin e shqiptarit, duke e cilësuar si të “të pazakontë dhe të tmerrshëm”.
“Të jep mesazhin se nëse je kapur në përpjekje duke thyer ligjin, ti sërish do të lejohesh të qëndrosh në Britani”, tha Bone duke kundërshtuar përfitimin e lejes së qëndrimit të Ermalit.
Më tej, “The Sun” e cilëson rastin si skandaloz, teksa ky rast ushqen frikën se azilkërkues të tjerë me identitete të rremë, që përdorin ID të shumëfishta mund të jenë lejuar në Britaninë e Madhe.
Të paktën 300 shqiptarëve, të cilët kanë përfituar shtetësinë britanike duke u paraqitur si azilantë kosovarë, u është hequr e drejta e qëndrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY