Vlorë, arrestohet se s’kishte patentë, por ja çfarë i gjejnë në makinë

Vlorë, arrestohet se s’kishte patentë, por ja çfarë i gjejnë në makinë

107
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar nga Vlora, që ngiste një makinë Nissan, por pa patentë.
Arrestimi i Ernist Mustafës u bë në lagjen “1 Maji” në flagrancë. Mirëpo, duke i kontrolluar makinën, policia zbulon se brenda ndodhej një dhi, që doli se Mustafa ia kishte vjedhur P.V., 54 vjeç, banues në atë lagje ku u kap, tek “1 Maji”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 291 dhe 134 të Kodit Penal.

Arrestohet se s'kishte patentë, po i zbulohet dhia e vjedhur pas sediljes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY