VIDEO/ Zjarri në Velipojë, apeli i familjes Zenuni: Mashtruesit po kërkojnë para...

VIDEO/ Zjarri në Velipojë, apeli i familjes Zenuni: Mashtruesit po kërkojnë para për “kurimin” e Hektorit, mos u jepni, ne jemi të pasur

512
0
Shares

Pas tragjedisë që i ndodhi me shpërthimin e gazit në Velipojë, ku humbi jetën kryefamiljari Besnik Zenuni dhe u plagos rëndë i biri i tij, Hektori, familja Zenuni p përballet me mashtruesit që po kërkojnë të fitojnë para me fatkeqësinë e tyre.
Fatmira, motra e viktimës dhe halla e të plagosurit rëndë, ka deklaruar qartë në një intervistë gjithçka…

Fatmira, ne media prej ditës së djeshme qarkullon një lajm që familja Zenuni kërkon para për kurimin e Hektorit ne Turqi. Si qendron e vërteta?
Une i kam lexuar te gjitha lajmet ne rrjetet sociale dhe keto nuk jane te verteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit te kuq dhe kemi paguar 15 mije Euro ne Rinas dhe 25 mije euro garanci per te hyre ne spital. Lajmi nuk eshte i vertete, ne kemi para mjaftueshem, sa te mbajme gjysmen e Shkodres. Tani si eshte puna: Ne Tirane ne emer te vellait kemi nje lokal qe kushton 400 mije euro. Ne Velipoje ku ndodhi shperthimi kemi hyrje pallati ne emer te vellait, 10 apartamente. Ato kane qene me qera per pushuesit. Kemi 4 apartamente ne Shkoder dhe 3 makina luksoze. Prandaj kush eshte ai person qe kerkon te abuzoje me emrin tone e te zhvase Shkodranet. Per kete do ti drejtohem edhe policise.

Fatmira, keni kontaktuar me mbesën?
Jo sepse ajo ndodhet ne Turqi me te vellain, ndersa me njerken nuk kemi komunikim, pasi nena e tij ka vdekur. Ajo nuk jep asnje pergjigje. Leket jane paguar, pasi ne spitalin “Abicadem” ne Turqi s’te fut njeri pa leke. Ai eshte spital privat dhe kemi paguar 1 mije euro ne dite. Kur te kalojne 30 dite, nese do e mbajne me shume, do paguajme te tjera. Kush i kerkon keto para, kur vellai ka qene biznesmen i nderuar, e te ndyhet figura e tij se ai nuk ka leke. Ka 25 vjet biznesmen, qe i ka paguar shtetit taksat.

Pra do ti drejtoheni policisë për rastin?
Po po, kush eshte ai person qe ka nxjerre nr e telefonit per te kerkuar leke. Mund te shitet nje hotel, apo hyrje pallati qe kushtojne 100 mije euro.

Keni nje apel per te bere?
Po i drejtohem popullit te Shkodres se ai nuk eshte fukara, jane pronat ne kembe, se di perse kerkohen keto para. Ju lutem mos jepni para, jane mashtrime. Do kerkojme kush eshte ai numer telefoni dhe llogarie bankare, kush e disponon. Vellai nuk eshte fukara, dua ta pastroj figuren e tij. Kaq di te them. ShkodraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY