DETAJE/ Përplasja e armatosur mbrëmë te “Don Bosko”, verifikim policëve që qëlluan...

DETAJE/ Përplasja e armatosur mbrëmë te “Don Bosko”, verifikim policëve që qëlluan me armë

147
0
Shares

Pas operacionit të natës së kaluar në kryeqytet kundër një grupi të dyshuar si shpërndarës kokaine dhe që rrezikuan jetën e një polici duke kundërshtuar ndalimin, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimet.
Mësohet se do të kontrollohen dhe verifikohen veprimet e policisë, pasi ka pasur dhe të shtëna në ajër, nga të cilat ka mbetur i plagosur lehtë i dyshuari kryesor i grupit.
Sipas policisë të shtënat kanë qenë në ajër dhe ndaj gomave por jo ndaj tij.
“Shtetasi Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip ‘Citroen’, në zonën e ‘Don Boskos’. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shenja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin ‘Policia’, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë.
Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për t’u larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi Blendi Peca, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi zyrtarisht policia.
Ndërsa SHÇBA do të verifikojë nëse veprimet e Policisë kanë qenë të rregullta dhe konform ligjit.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë.
Duke qenë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Arbër Murati, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY