AMA reagon për videon e tradhtisë bashkëshortore: U shkel etika u cenua...

AMA reagon për videon e tradhtisë bashkëshortore: U shkel etika u cenua privatësia, ndaj TV kanë nisur procedurat ligjore

108
0
Shares

Një video e transmetuar në një emision televiziv, në të cilën ishte regjistruar teksa kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, në një lidhje jashtëmartesore, shkaktoi jo pak reagime në rrjetet sociale. Pas publikimit të kësaj video, ka ardhur edhe reagimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive. AMA thotë se emisioni ka shkelur etikën dhe ka cenuar privatësinë dhe njofton se ka nisur procedurat ligjore.

Deklarata e AMA-s

Transmetimi i emisionit “Me zemër të hapur” në televizionin Neës 24, datë 28. 07. 2017, po përcillet me reagime kundërthënëse në opinion publik. Në qendër të tij ishin marrëdhëniet intime të një nëne, e cila, siç shpjegohej me titra të dukshme, “kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve”.
Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, vlerëson se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit. Në përpjekjen për të trajtuar një problem të mprehtë social brenda një familjeje, drejtuesja e emisionit ka ceduar në aspekte profesionale dhe etike.
Ligji për mediat audiovizive kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.
Për ilustrimin e asaj që ka ndodhur drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” ka përdorur regjistrime amatore, të xhiruara brenda ambienteve të shtëpisë, që përbën shkelje të rëndë të privatësisë, sanksionuar kjo edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Transmetimi i programit nga ora 12:08:20 deri në orën 13:25:35 të datës 28. 07. 2017, identifikon qartë gjyshin e dy të miturve 5 dhe 9 vjeç, të cilin drejtuesja e ka ftuar në studio, si dhe shfaq fotografi të të miturve me fytyra te mbuluara, por në mënyre te pamjaftueshme. Identifikohet me emër e mbiemër dhe i ati, me fotografi e në telefon. Në këtë mënyrë është i qartë identifikimi i fëmijëve që mund të bëhet lehtësisht nga emri i familjarëve, nga vendi i banimit të së ëmës, por edhe nga fotografitë e tyre, shfaqja e të cilave ishte e panevojshme disa herë.
Gjatë emisionit transmetohet një insert që zgjat tre minuta, që ka synuar regjistrimin e një marrëdhënie intime të nënës në prezencë dhe të fëmijëve. Pamjet e ofruara janë të paqarta, por me efektet zanore që i shoqërojnë,  krijojnë idenë e situatave të papranueshme, të papërshtatshme për t’u emetuar në fashën orare të mesditës, kur ekranet televizive janë të pambrojtur nga vëmendja e të miturve.
Transmetimi i një përmbajtjeje të tillë nuk respekton kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive, veçanërisht dispozitat e nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b (për të drejtat, interesat, dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve) dhe ato të nenit 33, pika d të këtij ligji, (për respektimin e rregullave të etikës dhe moralit publik); si dhe kërkesat e Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7  dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29 ( paraqitja e sjelljeve… seksuale … dhe kujdesi për zhvillimin moral mendor e fizik të të miturve).
AMA po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv të sipërpërmendur, por gjen rastin që t’u kujtojë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve audiovizive që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY