Horoskopi, 2 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 2 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

167
0
Shares

Dashi
Mos lejoni që të mposhteni nga disa pasiguri. Do të keni objektiva të mirëpërcaktuara dhe kohën e nevojshme për të organizuar çdo gjë pa problem. Përvishni mëngët dhe veproni me kthjelltësi.

Demi
Në këto momente do të donit të shkëputeshit nga gjithçka dhe të zhdukeni larg. Dëshironi që të organizoheni sa më mirë, në prag të sfidave që ju presin. Vetëm më pas mund të relaksoheni.

Binjakët
Duke arsyetuar dhe menduar me kujdes, mund të shfrytëzoni më së miri kohën tuaj. Hëna do ju buzëqeshë dhe kështu më në fund, mund të kaloni momente qetësie dhe humori të mirë. Kujdes tregoni me shëndetin gjatë kësaj dite, do jetë disi delikat.

Gaforrja
Optimizmi dhe besimi do të jenë pikë force e garantuar nga një numër i madh planetësh për shenjën tuaj. Kjo e mërkurë do të jetë mjaft bujare. Vetëm sfera sentimentale do ju trazojë disi, pasi jeni në pritje të përgjigjeve që për momentin nuk do të vijnë.

Luani
Do të përballoni me vendosmëri çdo kundërshti me të cilën do të haseni, në sajë të bujarisë së Marsit. Do të negocioni fortë, por do të arrini që t’i përballoni të gjitha problemet… vazhdoni kështu!

Virgjëresha
Ekuilibri dhe harmonia që ju rrethojnë, do ju bëjnë edhe më të plotësuar dhe të vendosur. Ka disa zgjedhje që dini si t’i çoni përpara pa asnjë problem, mjafton të besoni…

Peshorja
Një numër i madh planetësh do të kthehen në shenjën tuaj dhe do ju buzëqeshin. Duhet të planifikoni hapat dhe sfidat e kësaj të marte. Në profesion dhe në dashuri, do të riktheheni të jeni protagonistë të vendosur.

Akrepi
Do të jeni jashtë mase sentimental dhe do të zbuloni gëzime të vogla edhe tek lidhjet më solide, si në lidhjet familjare dhe në ato miqësore. Asgjë nuk do e shkatërrojë sigurinë që keni fituar.

Shigjetari
Ylli juaj udhëheqës është në anën tuaj sot! Më në fund, në sferën profesionale, mund të bëni ato zgjedhje kurajoze të cilat i keni shtyrë prej kohësh. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime interesante sot që do i bëjnë të ndjehen mirë.

Bricjapi
Kapaciteti juaj i komunikimit nuk vihet në diskutim, edhe pse do të jeni të hutuar, ndoshta sepse dashuria kërkon shumë. Sfera sentimentale, do të jetë prioriteti juaj aktual. Në punë do keni bashkëpunim të mirë me kolegët dhe nuk do e ndjeni lodhjen.

Ujori
Për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një ditë plot angazhime, por e frytshme. Fuqia e Hënës do iu dhurojë vetëdijen për të vepruar siç duhet. Do të tregoni të gjithë devotshmërinë tuaj në kapacitetin organizativ, në punë dhe kudo.

Peshqit
Efektet acaruese dhe kapriçoze të disa planetëve do të ndikojnë në shenjën tuaj. Mundohuni të relaksoheni sa më shumë dhe nëse do të ketë ndonjë debat acarues, bëni durim se do kalojë. Vetëpërmbajtja, është ajo që iu duhet gjatë kësaj dite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY