Drejtorët e spitaleve injorojnë kryeministrin, nuk dorëhiqen pas urdhrit të tij

Drejtorët e spitaleve injorojnë kryeministrin, nuk dorëhiqen pas urdhrit të tij

136
0
Shares

Drejtorët e spitaleve në vend duket se kanë bërë një vesh shurdh. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë dorëheqjen. Kryeministri Edi Rama iu kërkoi ta dorëzojnë brenda 24 orëve.

Drejtuesit e spitaleve në vend nuk i janë përgjigjur ultimatumit të kryeministrit Edi Rama i cili një ditë më parë iu kërkoi të dorëzojnë dorëheqjen brenda 24 orëve. Deri tani asnjë drejtor spitali nuk ka dhënë dorëheqjen.
ABC News kontaktoi me drejtuesit e spitaleve në rrethe.
Drejtori i spitalit të Gjirokastrës u shpreh se do të dorëhiqet nesër, ai i Lushnjes tha se dorëheqjen do ta dorëzojë këto ditë. Drejtori i spitalit te Shkodrës deklaroi se do të dorëhiqet pasi të fillojë punën qeveria e re, ndërsa drejtori i Lezhës u shpreh se nuk ka arsye të dorëzojë dorëheqje. Spitali i Fierit është pa drejtues pasi është shkarkuar pas shkeljeve të konstatuara më herët. Gjithashtu pa drejtues është spitali i Korçës drejtuesja e të cilit është zgjedhur deputete. Ndërkohë që drejtoresha e spitalit të Durrësit është e pezulluar për pjesëmarrje në fushatë elektorale. Drejtoresha e spitalit të Vlorës është me leje deri në fund të muajt gusht e rrjedhimisht nuk do të dorëhiqet.
Nga urdhëri i Kryeministrit janë përjashtuar drejtori i QSUT-së, ai i spitalit të Traumës dhe atij “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Sipas kryeminsitrit Edi Rama drejtuesit e spitaleve duhet të japin dorëheqjen për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor. Të emëruarit e vetë shefit të qeverisë sipas tij kanë keqmenaxhuar spitalet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY