EMRI/ Shitet kompania e fluturimeve, “Blue Panorama” ndërron pronar

EMRI/ Shitet kompania e fluturimeve, “Blue Panorama” ndërron pronar

93
0
Shares

Çështja e kompanisë ajrore Blue Panorama ka marrë tashmë një kthesë. Kompania që është nën administrim të jashtëzakonshëm prej 5 vitesh, do të blihet nga “Uvet”, që operon në sektorin turistik që prej viteve 50-të. Në muaji Shkurt, “Uvet” bleu edhe tur operatorin italian “Settemari”.
Kështu, Blue Panorama që zë një pjesë të konsiderueshme të tregut të fluturimeve ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë, do të zhvendosë fokusin drejt turistëve dhe turizmit.
Oferta e “Uvet” është paraqitur që në vitin 2014, por vetëm së fundmi është tërhequr nga gara konkurrentja e saj, duke mbyllur praktikisht çështjen.
Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet në muajt e vjeshtës.
Italia Airways është firma e tërhequr nga gara. “Uvet” ndërkohë numëron rreth 1000 punonjës dhe regjistron të ardhura në 2.4 miliardë euro në vit.
Blue Panorama ndërkohë, prej kohësh nuk i publikon bilancet. Por ndërkohë gjatë 2016 transportoi 1.2 milionë pasagjerë. “Uvet” ndërkohë beson se këtë vit kompania do ta mbyllë me 1.6 milionë pasagjerë.
Blerësit synojnë gjithashtu të zgjerojnë flotën ajrore, kryesisht me Boeing 787, që janë të gjeneratës së fundit dhe që kushtojnë mesatarisht 225 deri në 264 milionë dollarë.
Ekspertët shprehen se, me shumë gjasa blerësit do të rishikojnë edhe hartën e itinerarëve të kompanisë, edhe në Europë, sidomos në tregjet ku ka shumë kompani low-cost që janë aktive. TVScan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY