DETAJE/ Vrasja në Vlorë, viktima ishte shënjestra e atentatit në Durrës ku...

DETAJE/ Vrasja në Vlorë, viktima ishte shënjestra e atentatit në Durrës ku u vra nipi

195
0
Shares

Atentati i mbrëmshëm në Vlorë, ku mbeti i vrarë Renato Omeri, i njohur edhe si Marjan Xhaferaj, ishte i treti që organizohej ndaj tij.
Nga burime pranë grupit hetimor se dy muaj më parë ai shpëtoi në një tentativë për ta eliminuar, në një kazino në Vlorë.
Ngjarja nuk u bë publike në atë kohë.
Por ngjarja më e bujshme është ajo e ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2015 në afërsi të Torres, përballë portit të Durrësit.
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, nip i Renato Omerit.
Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë se shënjestër e atentatit me dy viktima, ka qenë pikërisht 37-vjeçari, baba i tre fëmijëve.
Por ai ka mundur t’u shpëtojë breshërive të plumbave të dala nga dy kallashnikovë. Prej kësaj ngjarje 37-vjeçari ruhej, i kishte lëvizjet e kufizuara pranë shtëpie apo lokalit të tij dhe gjatë gjithë kohës lëvizte i armatosur.
Ai mbante një pistoletë në brez edhe mbrëmë kur u qëllua nga një person ende i paidentifikuar. Kjo është arma që policia e gjeti afër trupit të tij, në lokalin që ai kishte në zonën e Lungomares.
Vrasësi qëlloi 6 plumba ndaj tij dhe më pas u largua në mesin e pallateve të zonës, në drejtim të Ujit të Ftohtë.
Policia po heton disa pista në përpjekje për të gjetur autorin dhe motivin e krimit, ndërsa nuk përjashtohet që motivi i krimit nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka lidhje me ta kaluarën e viktimës. Ai rezulton një person me precedent kriminal në Europë dhe kryesisht në Itali në fushën e narkotrafikut.
Përdorte disa emra por vetëm dy kishte të regjistruar në gjendjen civile. Renato Omeri ishte emri i tij i vërtetë ndërsa njihej dhe si Marjen Omeri dhe Marjan Xhaferaj, duke mbajtur në këtë rast mbiemrin e bashkëshortes. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY